Celebrities Film & Tv Showbiz

E gjeni dot se çfarë kujton Daniel Craig si përjetim të keq nga vitet e tij të fillimit të karrierës?!

Dalja përfundimtare e Daniel Craig si super-agjenti James Bond në “No Time To Die” mund të jetë duke marrë komente të mira, por aktori britanik kujton një periudhë kur aktrimi i tij nuk u vlerësua kaq shumë.

Në një intervistë për The Guardian të botuar ditën e kaluar, regjisori i filmit Rian Johnson i kërkoi Craig të kujtonte përvojën më të keqe që ai ka pasur ndonjëherë gjatë interpretimit në skenë.

Na jep një histori horrori të vërtetë.

Craig nuk e pati vështirë të jepte një përgjigje për këtë. Ai kujtoi se si është ‘bombarduar’ me karamele teksa performonte në skenë në një shfaqje në Newcastle, Angli. Por, duket se ai e gjeti zgjidhjen për këtë.

Ne bënim tre shfaqje ditore në javë dhe ishin vetëm autobusët shkollorë të fëmijëve që nuk donin të shihnin “Romeo dhe Zhuljetën”. Ata kishin çanta me karamlele dhe i hidhnin vazhdimisht në skenë. Përfundimisht u lodha aq shumë sa fillova t’i haja ato, veprim që mori shumë duartrokitje.

Rikujtojmë se, një fotografi e paparë e Daniel Craig si një adoleshent është publikuar pikërisht kur aktori shfaqet në ekranin e tij të fundit si 007. Fotografia e aktorit të James Bond e tregon atë si një 16-vjeçar të pacipë në shkollën e tij në Wirral, pranë Liverpool. Pamja e tij në fotografinë e vitit 1984 nuk është e ndryshme nga ajo që ai e përdor mirë në portretizimin e tij ikonik të Bond, të cilin publiku mund ta shohë pas premierës së shumëpritur të “No Time To Die” në fillim të kësaj jave.

Daniel Craig dhe Ruth Negga do të luajnë në përshtatjen e “Macbeth” në Broadway. “Macbeth” i William Shakespeare po mendohet që të vendoset në skenë në teatrin e Nju Jorkut, në bashkëpunim me yllin e “No Time to Die” Daniel Craig në krye dhe kandidaten për çmim “Oscar” me “Loving” Ruth Negga, si gruaja e tij dinake dhe tradhtare, Zonja Macbeth.