Horoskopi

E keni në familje, shoqëri ose shpirtin tuaj binjak…/Gjithçka që duhet të dini për gruan e shenjës Gaforre!

Me Saturnin retrogradë në Dem nga 17 qershori, sezoni i Gaforres i vitit 2023 mund t’ju bëjë të ndiheni të sfiduar ose të çorientuar. Kjo mund të nënkuptojë që ju duhet të jeni të sinqertë me veten për llojin e miqësive që keni ose llojin e mikut që jeni. Ja si do të ndikohet çdo shenjë e zodiakut. Gaforrja konsiderohet bijë e Hënës ndaj humori i saj ndryshon vazhdimisht, por në të njëjtën kohë është aq vetësakrifikuese sa nuk do të mendohej dy herë për t’u ardhur në ndihmë atyre që do.

Megjithëse është e mbyllur dhe shpeshherë e rezervuar nga natyra është shumë e ndjeshme dhe ka nevojë për dashuri të pafund dhe siguri. Gaforrja është shumë idealiste dhe shumë ëndërrimtare, bota e saj e brendshme është pre e fantazisë, ndërsa ajo e jashtmja shpesh e tmerron. Është një krijesë shumë e ëmbël, por jashtëzakonisht kokëfortë dhe nuk ka stabilitet të brendshem. Do një familje të madhe dhe të shëndetshme.

Elementi: Uji

Planeti dominues: Hëna

Guri i çmuar: Margaritari

Numri i fatit: 26

Ditët me fat: E hënë, e mërkurë

Ngjyrat astrologjike: E bardha dhe e kaltra

Gaforrja ndodhet në luftë të përhershme mes intelektit, që e udhëzon në arsye dhe fuqisë së Hënës, e cila e nxit të reagojë me emocione. Ka nevojë për butësi dhe miqësi. Vajzat dhe gratë e lindura në këtë shenjë janë të hapura për të gjitha emocionet. Në dashuri Gaforrja përputhet me Akrepin dhe Peshqit pastaj me Demin, Virgjëreshën dhe Bricjapin.