Celebrities Gossip Showbiz

Sekreti i linjave perfekte të ish-modeles amerikane Brooke Burke!

Aktorja dhe ish-modelja amerikane, Brooke Burke, është një nga ato gra që tërheq vëmendjen e publikut vetëm me dukjen e saj. Bukuroshja dy dekada më parë zbukuroi kopertinën e revistës së Playboy. Në një intervistë të fundit për Daily Mail, Brooke ka zbuluar sekretin e të dukurit kaq bukur dhe kaq rinore.

52-vjeçarja ka treguar se mbështetet në kafshata të vogla, por të shëndetshme dhe disiplina në të ngrënë është gjëja më e rëndësishme për të. Ajo nuk konsumon ushqime të pashëndetshme dhe është në përputhje me regjimin e saj.