Showbiz

E kishim harruar që Emma Roberts nuk është më adoleshente, aktorja në pritje të fëmijës së saj të parë

Emma Roberts e mbajmë mend në filmat për të rinj ku gjithmonë ka qenë në rolin e një adoleshenteje çapkëne.

Tani ajo është 29-vjeçe dhe është në pritje të fëmijës së saj të parë. Prej pak javësh përflitej për një shtatzëni të mundshme të yllit hollivudian dhe më në fund erdhi një konfirmim prej saj.

Emma ka publikuar foton e parë ku shfaq barkun e rrumbullakët teksa qëndron pranë partnerit Garrett Hedlund.

“Me 2 djemtë e mi të preferuar” -shkruan bukuroshja duke zbuluar edhe gjininë e bebit.