Showbiz

E mbani mend Dulce Marian?! Aktorja e famshme latine do të bëhet nënë për herë të parë

Të gjithë ata që kanë lindur në vitet ’90 dhe ’00 e mbajnë mend shumë mirë Dulce Marian, aktoren e talentuar latine e cila ka marrë pjesë në shumë role adoleshentësh asokohe.

Tashmë ajo është rritur dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Dulce Maria, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se është në pritje të ëmbël dhe fëmija i saj i parë do të jetë vajzë.

“Jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës Zotit për këtë bekim të madh”, -ka shkruar aktorja krah postimit. Kujtojmë që aktorja dhe partneri i saj Paco Alvarez filluan të dilnin së bashku që prej vitit 2016.