Botë e Çuditshme Health & Beauty

E ngjashme me qelqin, një lule e re orkideje habit studiuesit!

Pavarësisht pranisë së saj në parqe dhe kopshte anembanë Japonisë, studiuesve në Universitetin Kobe iu deshën dhjetë vjet për të konfirmuar se bima spiranthes hachijoensis, e njohur edhe si “gërsheta e zonjës” për shkak të ngjashmërisë së saj me tufat e flokëve, ishte një lule e panjohur më parë. Studiuesi Kenji Suetsugu tha se:

Ishte një surprizë të zbuloja një specie të re orkide, e cila është aq e zakonshme sa mund të shihet në parqe, kopshte dhe midis vazove me lule.

Sipas tij, bima ka lule delikate që ngjajnë me objekte xhami dhe prej kohësh është një lule e vlerësuar. Bima, me lulet e saj spirale, përmendet edhe në antologjinë më të vjetër japoneze të poezive, “Manjoshu”, e cila daton në shekullin e VIII. Ndërkaq, natyra i përket kujtdo e sidomos kur bëhet fjalë për lulet e ndryshme që shoqërojnë ambientet tona përgjatë gjithë vitit. Mund të gjeni një lule për çdo rast nga vjeshta në pranverë si simbol i stinëve, festave apo preferencave tuaja personale.

Lidhja e njerëzve me lulet përveçse e hershme është edhe mjaft e veçantë pasi konsiderohen si një simbol bukurie e perfeksioni. Në këtë artikull ne do ju listojmë disa nga lulet më të veçanta në botë të cilat dëshmojnë jo vetëm mrekullitë e natyrës por edhe lidhjen e ngushtë që kemi me to nisur nga vlerat marramendëse që njerëzit janë gati të paguajnë për t’i pasur.