Bota Sociale

E padëgjuar ajo që ndodh në SHBA, nëna dënohet për vrasjet që ka kryer djali i saj…

Juria e gjykatës në Michigan ka shpallur fajtore Jennifer Crumbley, nëna e cila dështoi të ndalonte djalin e saj që kreu një sulm me breshëri në një shkollë të mesme. Vendimi unanim erdhi në ditën e dytë të diskutimeve të jurisë në një gjyq historik, në të cilin ajo u bë prindi i parë që dënua penalisht për vrasjet masive që ka kryer fëmija i saj. Gruaja 45-vjeçare nga Michigani është gjykuar për katër vrasje të pavullnetshme – një për secilën prej viktimave të sulmit në shkollën e mesme të Oksfordit në nëntor të vitit 2021 të kryer nga i biri. Djali i saj, Ethan, tashmë 17 vjeç, u deklarua fajtor për vrasje, terrorizëm dhe krime të tjera ndërsa u dënua në muajin dhjetor me burgim të përjetshëm.

Tani ajo përballet me 15 vjet burg për çdo akuzë gjersa gjendet në dhomat e paraburgimit. Theksojmë se një gjykim i njëjti do të fillojë në muajin mars për babanë e Ethanit, James Connelly, sipas të njëjtës aktakuzë. Në një përpjekje për të përcaktuar se deri në çfarë mase një prind duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e fëmijës së tyre, juristët në Oakland County ekzaminuan më shumë se 400 prova, duke përfshirë mesazhe me tekst, foto dhe video nga celulari i Crumbleyt, ku shihet së bashku me djalin duke u argëtuar me armët në duar. Nga ana tjetër, prokuroria thirri më shumë se 20 dëshmitarë, përfshirë organet e rendit dhe stafin e shkollës, ndërsa mbrojtja solli vetëm një: të pandehurin. Jennifer Crumbley u shfaq pa emocione dhe me kokën e ulur gjatë momentit kur gjykata dha vendimin ndërsa në sallë ishin dhe familjarë të viktimave, të cilët ishin të çliruar pas këtij vendimi.