Aktualitet

E rëndë në Korçë, bie nga arra, gjen vdekjen 64-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Mësohet se një 64-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa ishte duke mbledhur arra. Engjell Zere ka rënë aksidentalisht nga pema dhe ka marrë dëmtime të shumta në kokë.

Raportohet se ai jetonte në Vlorë, por kishte shkuar në vendlindje për të mbledhur prodhimet e vjeshtës.

Ndërsa, burime të policisë lokale bëjnë të ditur se burri u transportua drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, por ka mbërritur pa shenja jete.

Ndërkohë, policia e klasifikoi ngjarjen si aksidentale.