Showbiz

E tradhëtoi 5 herë, Khloe Kardashian rikthehet me ish-partnerin e saj

Khloe Kardashian vazhdon të jetë e dashuruar me Tristan Thompson edhe pse ky i fundit nuk e ka trajtuar siç duhet.

Burime pranë yllit të “Keeping up with the Kardashians” konfirmuan se ajo dhe ish-partneri janë rikthyer së bashku edhe pse momentalisht asnjëri prej tyre nuk e pranon.

Tristan po kalon shumë kohë në shtëpinë e Khloe madje sa herë ndodhet në qytet pas ndonjë ndeshjeje basketbolli, ai kalon natën tek ajo.

Kujtojmë se vitin e kaluar, lojtari i NBA u kap mat nga kamerat e sigurisë duke puthur dy vajza në një klub ndërkohë që Khloe ishte shtatzënë. Kjo situatë u përsërit edhe një herë tjetër dhe e fundit ishte skandali kur ai puthi shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Tristan dhe Khloe të cilët janë prindër të vogëlushes True, i dhanë fund lidhjes së tyre në fillim të këtij vetëm për tu rikthyer krah njëri-tjetrit në prag të vitit të ardhshëm.