Aktualitet

E zbulojnë mediat greke! Kush është ish-deputeti që Rama pritet t’i besojë bashkinë Himarë

Media e njohur greke “Kathimerni” shkruan se sipas informacioneve që disponon, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Vangjel Tavos që të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës për 6 muaj. Sipas kësaj mediaje, thuhet se ata janë takuar në një kafe në Tiranë, ku kanë diskutuar lidhur me situatën në Himarë.

Rama thuhet se ka shprehur dëshirën që të zgjidhet ngërçi me Athinën, dhe për 6 muaj drejtimin ta marrë Tavo. Më pas, nëse Beleri shpallet i pafajshëm, do të marrë mandatin në krye të bashkisë, e nëse shpallet i fajshëm, do të organizohen zgjedhje të reja.

Bashkia Himarë ka mbetur pa kryetar zyrtar, pas arrestimit të Fredi Belerit, i cili fitoi zgjedhjet e 14 majit. Ai akuzohet për blerje votash, teksa nuk ëhstë lejuar që të betohet për mandati ne fituar.