Gossip Showbiz

Einxhel dëshiron të sulmojë Ilirin?!

Duket se nuk kanë fund zënkat dhe debatet mes banorëve të shtëpisë më të famshme në vend.

Këtë herë bëhet fjalë për situatën mes banores së re, Einxhel dhe Ilirit, të cilin e kemi vënë re se është distancuar mjaftueshëm nga banorët gjatë këtyre ditëve.

Në një bisedë të bërë me Semin, në oborrin e shtëpisë, Einxhel shprehet shumë e shqetësuar që ajo nuk mund të flasë me ilirin, mesa duket ai i ka prerë fjalën asaj për të diskutuar apo shprehur diçka. Banorja shfaqet mjaft e revoltuar dhe e acaruar nga kjo situatë e krijuar mes saj dhe banorit në fjalë.

Pse duhet të mos i flas?! I kam bërë ndonjë gjë? Pse të mos jap mendimin tim?! Kjo është mungesë edukate…

Nga ana tjetër Semi është shprehur se Shaqiri nuk ka asnjë lloj interesi për të dëgjuar mendimin e Einxhel, por ajo nuk e beson këtë.
Sipas saj Iliri përpiqet ta mbajë larg Einxhel pasi nuk dëshiron që ajo ta ngacmojë apo sulmojë.

Thjesht mendon se duke ma prerë mua, më mbyll mundësitë dhe probabilitetin për ta sulmuar…

Një reagim i tillë na bën të dyshojmë se pse Einxhel dëshiron t’i kundërvihet Ilirit dhe ta sulmojë atë. Çfarë ka ndodhur mes tyre?! Këto mbeten për t’u kuptuar ditët në vijim.