Celebrities Film & Tv Showbiz

Ekskluzive! Të tjerë banorë të famshëm do i bashkohen shtëpisë së “Big Brother VIP”!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Në spektaklin e natës së parë u prezantuan plot 14 banorë të famshëm, të cilët prej 3 javëve tanimë janë pjesë e jona në 24 orë të ditës duke vëzhguar çdo lëvizje tyre.

Megjithatë javën e kaluar një prej konkurrentëve nuk mundi të vazhdojë garën për çmimin e madh duke lënë kështu shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Bëhet fjalë pikërisht për shkrimtarin Elhaid Cufi. E siç tanimë dihet formula e formatit, të tjerë banorë i shtohen shtëpisë me kalimin e ditëve.

Ekskluzivisht për TAR ju zbulojmë se këtë të martë do të ketë hyrje të reja në “Big Brother VIP”! Po po, e lexuat mirë, të tjerë personazhe të njohur do të mund të ndjekim dhe vëzhgojmë pas spektaklit të së martës që vjen ku do të prezantohen prurjet e reja.

Mbrëmjen e spektaklit të djeshëm një tjetër konkurrent u eleminua nga publiku, pasi u votua si më pak i pëlqyeri, Ardit Çuni. Mirëpo, banorëve ju është dhënë një mundësi e dytë, vetëm dy prej tyre (ata që kanë fatin në krahun e tyre) mund të kenë shansin të kthehen prapë nëse “bileta” e tyre është vajtje-ardhje. E duket se Arditi e ka patur fatin në krahun e tij dhe ka shpëtuar duke u rikthyer kështu në shtëpi,

Mbrëmja e djeshme na fali shumë emocione nisur nga gjithë situatat që u krijuan. Ardhja e Borës në shtëpi dhe takimi me shoqen e saj të ngushtë Semin na fali me të vërtetë shumë emocione dhe lot. E momenti më kulminant ishte pikërisht puthja e Borës me Donaldin, e cila padyshim që ishte momenti më i bukur i mbrëmjes.