Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Top Channel zbardh përgjimet: Si i siguronin farmacistët ilaçet që mungonin në treg dhe sa kushtonin!

Top Channel ka zbardhur ekskluzivisht përgjimet mes farmacistëve dhe furnizuesve të arrestuar sot në Tiranë, të cilët tregtonin medikamente mjekësore nga vendet si Italia, Greqia dhe Kosova, më pas i shisnin ato në qytete të ndryshme me çmime të larta.

Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani,  Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj janë pjesë e grupit që u zbulua sot, që furnizonin farmacitë dhe shisnin ilaçe kontrabandë pa pullë fiskale. Pesë prej të cilëve janë nën masën arrest me burg në mungesë, ndërsa për të tjerët është urdhëruar ndalimi i menjëhershëm.

Hetimet nga prokurori Bledar Valikaj zbuluan se ata ekspozoheshin me role të ndara, farmacistë dhe transportuese që kontrabandonin ilaçe të domsoshme për mjekim në disa qytete.
Gazetarja Anila Hoxha mëson se në këto hetime janë përdorur metoda stimuluese, dy agjentë të policisë janë paraqitur për të blerë ilaçe si persona të interesuar. Operacioni u ndërpre mbrëmjen e kaluar sepse njëri nga furnizuesit ka kërkuar verifikim.

Në dosjen e përgjimeve bëhet fjalë për ilaçe të tilla si: Klaricid, Ceclor, Ceftoral, Zithroma, Depon, Zithromax, Zoloft, Flagyl, Bisovlon, Diamicron, Diovan, Diovan, Vermox etj.

Të arrestuarit në kushtet e flagrancës, të cilët janë marrë në pyetje,  kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se ilaçet ishin të kontrabanduara, por në mbrojtje të vetes kanë shtuar se këto medikamente ishin të domosdoshme.

Në dosjen voluminoze të përgjimeve zbardhur nga redaksia e TCH web, farmacistët komunikonin në aplikacionin “WhatssApp” me furnizuesit për çmimet dhe për mënyrën sesi do të transportoheshin ilaçet, të cilat vinin nga dogana e Greqisë dhe e Kosovës.

Devis Beqiri ka deklaruar se ai ka qenë i punësuar në shumë subjekte farmaceutike. Duke qenë i angazhuar në këtë sektor, ai ka krijuar kontakte dhe njohje me profesionistë të fushës, si mjekë apo farmacistë. Pasi ka  mbetur pa punë dhe në kushte të vështira familjare, sepse ishte i divorcuar dhe më një fëmijë të vogël, e kanë detyruar atë të përfshihet në kontrabandimin e ilaçeve. Por ai ka theksuar se barnat të cilat tregtonte ishin cilësore.

Gentian Beqiri ka deklaruar në lidhje me aktivitetin që zhvillon i vëllai se nuk kishte dijeni për mënyrën se si shiteshin apo si bliheshin ilaçet, por thotë aktiviteti ishte  i ligjshëm pasi i vëllai e njeh mirë sektorin e farmaceutikës.

Në bisedat e kryera është edhe biseda e Dine Thaqit, i cili pyeste furnizuesit nëse i kishin gati porositë dhe insistonte për takim. Ata madje kishin shkëmbyer edhe një zarf tek Tajvani pasi subjekti kishte qene aty përgjatë gjithë natës, në Kazino. Ai është me origjinë nga Kosova dhe dyshohet se kishte sjellë porosi nga pika kufitare e Kosovës. Gjithashtu në bisedat e datës 17.10.2023 ata kanë zhvilluar edhe një bisedë ku pas blerjes nga i infiltruari, kërkonin informacion pasi dyshonin se ishin punonjës të SHIKUT.

Arsyeja pse kanë zhvilluar këtë bisedë thotë Prokuroria, ishte pasi në momentin e parë të takimit, i infiltruari ishte paraqitur me emra farmacish, të cilat nuk ekzistonin. Në përgjime del edhe emri i një mjeku gjinekolog.

Po ashtu, Artur Spaho porosiste barna kontrabandë pasi kishte kërkesë nga klientët për ilaçe që nuk gjendeshin në treg.

Pjesë nga përgjimet:

10/3/23, 10:28 – Turi (Artur Spaho): I more ato

10/3/23, 10:30 – Bregovina: Për 1 orë do i kesh aty se jam me njerëz sot

10/3/23, 10:31 – Turi: Ok. Nazonan ke, është Levopromazin

10/6/23, 09:32 – Bregovina: Jo, kthehu pak te dyqani

Tomor Mustafa, u ndalua pasi gjatë kontrollit të telefonit iu gjetën biseda ku porosiste barnat kontrabandë.

Pjesë nga biseda: (Të përzgjedhura)

16.1.23, 2:01:11 Toli (Tomor Mustafa): 14 Rocefina mi gjen dot

16.1.23, 2:27:20 Devi (Devis Beqiri ): Nuk kam

14.4.23, 11:19:16  Toli: Nona, mgjes

14.4.23, 11:19:38 Toli: A mundesh me i çu para orës 2 ato

14.4.23, 11:20:47  Devi: Jo se në 6 e 30 do takohem me atë

14.4.23, 11:21:29 Toli: Ok po i them ka ora 7

14.4.23, 8:14:33  Devi: Të çova 600 euro

14.4.23, 8:14:37  Devi: Sa janë

17.4.23, 12:42:23 Toli: 156000

17.4.23, 12:42:52 Devi: Ok, më vonë flasim

15.5.23, 8:48:09  Devi: Ai s’më ka sjellë asgjë v*ri k*rin, po të sjell 1.5 nesër

15.5.23, 8:48:30 Toli: O nona r*bt ju kam thënë që t’premten se pz ska

15.5.23, 8:48:49 Devi: Po ça të bëj të shiten vetë

15.5.23, 8:49:00 Toli: Po s’ka lidhje

15.5.23, 8:49:02 Toli: Vetëm t’pyta

15.5.23, 8:49:09 Toli: The i ka, mos fol budalliqe

15.5.23, 8:49:13 Toli: Tani shiti vete thot

15.5.23, 8:49:21 Devi: Të shitem unë ore

5.5.23, 8:49:23 Devi: Jo au

5.5.23, 8:49:29 Devi: Ai se kushton shume

6.5.23, 12:10:21 Toli: Nona erdhe

6.5.23, 12:14:53 Devi: Sa u nisa

16.5.23, 7:48:5 Toli: Po ju kam dhën 1.5

16.5.23, 7:49:06 Toli: Më marrin në tel thon ke 1 se shkuan e i morën ato

16.5.23, 7:53:50 Devi: Kisha për të paguar pjesën e djalit dhe aq kisha

26.5.23, 11:15:47 Devi: Duan siguracion

26.5.23, 2:00:47 Toli: Po si do ja bëjmë, të parat vetë i kam paguar.

126.5.23, 2:10:48  Devi: Ore prz s’kam, vajta si legen te banka

29.5.23, 9:11:17 Toli: Nona ça bane, ma bëj një njishe sot

29.5.23, 9:11:47 Devi: Jam në Itali të thash

29.5.23, 9:12:00 Toli: R*bt kanë kapur 25 milion

29.5.23, 9:12:06 Devi: Ça thua

29.5.23, 9:12:08 Toli: Duhet me i mbledh r*bt. Më fike, shif bëj diçka pash zotin

29.5.23, 9:14:20 Devi: Po ça të bëj o nona prz, sikur i kam e nuk ti jap

Biseda e Albert Bakajt me Devis Beqirin (Të përzgjedhura)

2.9.20, 11:57:30 Albert Bakaj: Më duhen maska dhe doreza

2.9.20, 11:57:39 Devi (Devis Beqiri ): Sa maska dhe sa doreza të duhen

2.9.20; 11:57:56 Albert : Po mi bëj 5+5

2.9.20, 11:59:41 Devi: Këto po ti bëj me lek në dorë

2.9.20, 12:00:15 Albert : Po

8.9.20, 6:39:27 Albert : Më duhet Aminoven 5%, Nulan (procarbazine) 50mg 18

18.9.20, 4:49:13 Devi: S’ka

18.9.20, 4:49:27 Albert: Ok

18.9.20, 4:49:57 Devi: Përdoret për tumorin në tru. Dhe limfomen hodking

3.11.20, 11:47:56 Albert : Remdes 5 cop fare bëhet

3.11.20, 11:50:28 Devi: Nuk ka

3.11.20, 5:29:24 Albert : Dhe 5 xarelto

3.11.20, 5:29:32 Albert : Mi gjen dot?

5.21, 12:36:38 Albert : Behet fjalë për Decapeptyl dite+ Exemestane 25mg 1cp/ditë për 5vite

15.21, 12:37:25 Albert : I dua për një njeriun tim a i gjejmë dot

1.5.21, 4:36:53 Devi: Të pyes e të them

7.5.21, 4:37:24 Albert : Vinë nga Italia këto

7.5.21, 4:52:12 Devi: Në Itali

Në bisedat të cilat janë voluminoze, flitet më tej për lloje të tjera ilaçesh, biseda e vazhdueshme për çmimet dhe lidhja me farmacistë të tjerë.

Top Chanel