Aktualitet Bota

Ekspertja e Astra-Zenecas: COVID-19 do të shndërrohet në një ftohje të zakonshme!

Bashkëkrijuesja e vaksinës së firmës britanike AstraZeneca, Sarah Gilbert, deklaron se infektimi me COVID-19 do të shndërrohet gradualisht në një ftohje të zakonshme.

Profesorja e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, thotë se gjasat janë gjithmonë e më të pakta që koronavirusi të pësojë një mutacion më të rëndë.

Mediat britanike e citojnë atë të ketë thënë në një seminar online, se viruset bëhen gjithnjë e më pak virulentë gjatë kohës që qarkullojnë në popullatë. Ndaj sipas saj nuk ka aryse që mutacionet e radhës të jenë më të rëndë se ata të deritanishmit.

Megjithatë, ekspertja e Oksfordit thotë se e qeveritë duhet të grumbullojnë fonde që tani, në mënyrë që pandemitë e radhës të mos e gjejnë kaq të papërgatitur globin sa ç’u gjend në këtë pandemi.

Aktualisht, grupe të ndryshme virologësh po punojnë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e viruseve të tjerë, mes të cilëve edhe Mers, që mund të shperthejnë në të ardhmen si pasojë e mutacioneve.

Sakaq organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka kritikuar kompanitë e vaksinave për shpërndarje jo të barabartë të vaksinave në mbarë botën.