Aktualitet

Elbasan, sekuestrohen pasuri në vlerë miliona euro/Dyshime se vinin nga veprimtari kriminale!

Në kuadër të procedimit penal të vitit 2018  për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Prokuroria e Elbasanit,  në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi disa pasuri të ndodhura në qytetin e Elbasanit. Ato janë në emër të një 46-vjeçari dhe vëllezërve të tij. Po ashtu, ka dyshime se këto pasuri janë përftuar mbi bazën e të ardhurave të siguruara nga veprimtaria kriminale. Ndërkohë kapin vlerën e 3.5 milion eurove. Eshtë fjala për vila, apartamente e automjete.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur në datën 3 tetor, pranimin e kërkesës së Prokurorisë për vendosjen e masës së sigurimit “Sekuestros preventive” mbi objektet: Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi A.T; Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi G.T;Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2,  kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall; Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes G.T dhe A.T, përfituar nga privatizimi që disponohen nga shtetasi B.T; Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të shtetasit B.T; dhe Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të shtetasit G.T.

https://www.youtube.com/watch?v=zW5opYvmeCI