A Live Night Celebrities Gossip Music Showbiz

Elhaida Dani na rrëfen vitin që i ndryshoi jetën jo vetëm në karrierë!

Elhaida Dani mbetet një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, që dita-ditës na bën edhe më shumë krenarë me arritjet e saj. Sukseset e saj tashmë janë kthyer në ndërkombëtare dhe Elhaida po vazhdon të ngjitet me hapa galopantë në karrierën e saj. Puna e saj flet vetë për të, duke hasur në suksesshme të njëpasnjëshme edhe në skenat e huaja.

Teksa, intervistat e saj janë shumë të rralla, përpos sukseseve të saj që të gjithë tanimë i dimë, ndjekësit nuk e njohin artisten pak më shumë. Pas kaq shumë sukseseve, Elhaida na rrëfen momentin që vendosi ‘të zbulojë veten’ dhe ku gjithçka ndryshoi për të. Në këtë intervistë për ‘A Live Night’, këngëtarja na tregon eksperiencën e saj në ‘The Voice of Italy’!

Në moshën 22 vjeçe pas fitores së ‘The Voice’, vendosa të rikthehem në atdhe dhe të bëj një gjë që kam pasur ëndërr gjithmonë, të marr pjesë në festivalin e RTSH-së. Dola fituese dhe në atë moment deri kur mbaron kjo eksperiencë, në ato pak muaj jeta ime ka ndryshuar totalisht, një përgjegjësi kaq të madhe mbi shpatulla nuk e kisha ndjerë ndonjëherë, sepse deri në ato momente përfaqësoja veten time në kompeticione dhe e gjeta veten duke përfaqësuar një shtet të tërë. Ishte e  vështirë sepse nuk pati vetëm komente pozitive, pati dhe komente negative. Diçka ndryshoi te unë dhe ishte Eurovision-i që më bëri të thoja që mjaft duke konkurruar veten, duke provuar që ja vlen, thash mjaft, ja vlen, kujt do t’ja tregosh më që je e zonja? Aty vendosa të shkëputesha nga muzika moderne, mora një vit për veten time, një vit që më ndryshoi jetën dhe mora një drejtim tjetër në karrierë. Në këto momente më vjen telefonata nga Richardo, më propozoi të luaja rolin e Esmeraldës në veprën ‘Notre Dame de Paris’. Duhet të mësoja ‘Notre Dame’, të mësoja frengjisht. Ky ndryshim ishte ai që më duhej. Fillova punën, fillova palestrën deri atë ditë nuk kisha bërë një ditë stërvitje në jetën time. Fillova kurse baleti, isha një dramë e vërtetë. E mora shumë seriozisht ndryshimin e fizikut tim. Fillova të lexoja më shumë, të zbuloj veten time. Në momentin që muajt kaluan, erdhi momenti i audicionit, shkoj në Paris, Richardo nuk më njohu, nuk isha më Elhaida bullafiqe. Bëra audicionet dhe më lajmëruan që do filloja turneun pas disa javësh dhe u transferova në Paris.