Bota

Në këtë shtet ora është e vendosur qëllimisht gabim në çdo ditë të vitit! Arsyeja do t’ju habisë…

Mund të duket e çuditshme sigurisht që kur jeni duke vizituar një vend, shikoni orë të vendosura në ndërtesa të cilat tregojnë kohë të ndryshme secila. Konfuze, e çuditshme por e vërtetë sepse kjo ndodh në Maltë.

Kjo ju ka nodhur vizitorëve dhe turistëve që kanë qenë në Maltë, që teksa ecnin në rrugë ata vinin re se kishat në këtë vend kanë dy orë, të dyja tregojnë kohë të ndryshme. Kjo tingëllon në fillim e pakuptimtë por kjo është diçka e mirëmenduar. Një vend në Evropë që vendos qëllimisht dy orë në kisha.

Në një video të postuar edhe në rrjetin social Instagram, vlogeri i njohur Nas Daily shpjegoi se kjo traditë supozohet se ka për qëllim dhe synon të ngatërrojë djallin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nas Daily (@nasdaily)

Kjo është një traditë në Maltë, ku shumica e kishave mbajnë dy orë, zakonisht një në secilën nga dy majat e tyre. Ora në të djathtë tregon kohën për të ndihmuar famullitarët pra priftërinjtë, por ajo në të majtë e ka gabim qëllimisht, e cila punon për të ngatërruar djallin dhe për të siguruar që ai të mos paraqitet dhe të prishur shërbimet e kishës.

Me rreth 350 kisha në qytet dhe pothuajse të gjitha me dy orë të ndryshme, banorët nuk ngatërrohen kurrë me kohën e gabuar. Pra, nëse planifikoni të vizitoni Maltën, sigurohuni që të merrni orën tuaj me vete!