Celebrities Showbiz

Elita Rudi uron të vjehrrën me fjalët më ëmbla në ditëlindjen e saj!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

E së fundmi, Elita na ka paralajmëruar se do t’i rikthehet zyrtarisht televizionit dhe pasionit të saj prej të cilit u njoh në publik. Elita ka një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshortin e saj Gjikon dhe nuk ngurron që ta shfaqë këtë publikisht. Por ajo që ndoshta jo të gjithë ne e dinim, është se Elita paska një marrëdhënie shumë të mirë edhe me vjehrrën e saj.

Aq mirë shkojnë ato me njëra-tjetrën sa duken më shumë si shoqe të ngushta. Me rastin e ditëlindjes e nënës së Gjikos, Lirijes, Elita ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet krah saj dhe e uron me fjalët më të ëmbla, si dhe e falenderon për kujdesin ndaj tyre. Madje, moderatorja e quan atë shoqe të ngushtë. Ndër të tjera ajo shkruan:

Të dua ‘bestie’. gëzuar ditëlindjen vjehrrës më të mirë në botë. Ti je me klas, inteligjente dhe e dashur. Me pak fjalë gjithçka që unë dëshiroj që të bëhem. Faleminderit që më tregon si të bëhem.

Rikujtojmë se, a ka plane për të zgjeruar familjen prezantuesja, pasi tanimë është nënë e dy fëmijëve? Teksa është pyetur në një ‘ask’ nëse ka në mendje të ketë një fëmijë tjetër, Elita është shprehur se:

Jo, jam shumë e përmbushur për momentin me Zërin dhe Botën time.