Showbiz

Ellen DeGeneres flet për herë të parë mbi abuzimin seksual nga njerku

Moderatorja e mirënjohur e “The Ellen Show”, Ellen DeGeneres mbrëmjen e kaluar ka qenë e ftuar në emisionin e David Letterman në Netflix, “My Next Guest Needs No Introduction”.

Ajo ka ndarë me publikun shumë histori nga jeta e saj nga ato plot humor e deri tek momentet e vështira në karrierë si dhe ato më të tmerrshmet të jetës private.

61-vjeçarja tregoi për herë të parë historinë se si njerku i saj abuzoi seksualisht me të. “Isha 15-vjeçe dhe mamaja ime ishte e martuar me një njeri shumë të keq. Ajo u diagnostikua me kancer në gji më pas më tha se ndjente një masë tek mamaja dhe donte të sigurohej nëse dhe unë kisha një të tillë. Ai me kërkoi që të prekte gjoksin dhe kjo gjë ndodhi plot herë derisa një natë u largova nga shtëpia duke dalë nga dritarja e dhomës sime” ,-tha ajo,

Më pas Ellen tregoi se për shumë vite mamaja e saj nuk e besoi se njerku kishte abuzuar seksualisht me të dhe për 18 vite të tjera ata qëndruan të martuar. E ëma e saj vendosi të ndahej kur kuptoi se bashkëshorti e ndryshonte disa herë historinë që Ellen i tregoi.