Showbiz

Elvana Gjata gati për klipin e radhës

Mund të themi me plot gojë se ky është viti i Elvanës. Këngëtarja e famshme pati shumë sukses me albumin e saj në gjuhën shqipe “3(EP)” që rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar.

Pak më vonë ajo publikoi edhe hitin e radhës “Off Guard” në bashkëpunim me reperin me famë botërore Ty Dolla $ign e cila gjithashtu u prit mjaft mirë nga publiku.

Duket se Elvana po bëhet gati për një tjetër hit dhe kjo gjë është kuptuar nga postimet e saj të fundit në rrjetet sociale. “Prive” ka shkruar se këngëtarja 30-vjeçare do të vijë me një këngë të titulluar “Ku Vajti” me producent Big Bang.

Ende nuk dihet se kur do të lançohet ky projekt i ri muzikor por fansat dhe publiku i gjerë janë në pritje të konfirmimit të këngëtares.