Celebrities Showbiz

Emina Çunmulaj duket e mrekullueshme me rroba banjo në muajin e pestë të shtatzënisë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj është në pritje të ëmbël në muajin e pestë. Ajo ka publikuar vazhdimisht foto duke treguar se si po ecën shtatzënia e saj, dhe ditën e sotme ajo ka postuar një fotografi, ku shfaqet me rroba banjo.

Emina duket se nuk ka shtuar kilogramë në asnjë vend tjetër përveç barkut të saj pasi ka ruajtur linjat e dikurshme.

Modelja e cila prej vitesh jeton në Amerikë do të bëhet mama për herë të tretë, kësaj here e një djali pas lindjes së dy vajzave.