Showbiz

Emina Cunmulaj nervoze, shoqëron vajzën e vogël për herë të parë në shkollë

Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj ditën e kaluar ka përjetuar disa nga momentet më emocionuese të jetës së saj pasi ka çuar vogëlushen Ella për herë të parë në shkollë.

Ajo ka postuar disa foto dhe video në historinë e Instagramit ku ka treguar me shumë emocion se si po e bënte gati vajzën e saj të vogël për ditën e parë të shkollës. Edhe pse Ella Faria është vetëm 2 vjeçe, shumë e mitur për të shkuar në shkollë, ajo është një vogëlushe shumë e zgjuar.

Emina na ka shfaqur disa momente sa të ëmbla aq edhe qesharake të vogëlushes së saj duke numëruar në gjuhën portugeze dhe duke kënduar këngë portugalisht. Me siguri Emina është ndjerë një mama krenare.