Showbiz

Emma Stone zbulon se si është ndjerë kur përjetoi krizën e parë të panikut

Aktorja e famshme hollivudiane Emma Stone ka inkurajuar qindra të rinj që të kërkojnë ndihmë në diagnostikimin dhe kurimin e depresionit, ankthit dhe krizat nervore.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Child Mind Institute” ajo ka rrëfyer se atakun e parë të panikut e ka përjetuar në moshën 7-vjeçare kur kalonte natën në shtëpinë e mikes së saj.

“Ishte vërtetë e frishme. Më dukej sikur shtëpia po merrte flakë dhe nga momenti në moment do të vdisnim” ,-tha ajo duke theksuar se pavarësisht se vuan nga kjo gjë, nuk e ka ndaluar të punojë fort dhe të ndjekë ëndrrat e saj.