Emocione dhe garë e fortë për kreun e NBA, ja se si dolën ekipet pretendente…

Skuadrat pretendente në NBA vijojnë të dhurojnë spektakël në të dyja konferencat. Në Lindje, pas kohës shtesë fiton Milwaukee, që mundi 143-142 Sacramento, në një takim që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit. Kjo ishte një ndër ndeshjet me më shumë pikë të këtij sezoni, me 285 pikë në total. Për Bucks, Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 27 pikë, 10 rebound dhe 10 asist, ndërsa Lillard  e mbylli me 29 pikë. Në krahun tjetër, për Kings, spikati Fox, autor i 32 pikëve, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim, fituan dy skuadrat e kreut. Minnesota mbron vendin e parë pas fitores 109-105 ndaj Los Angeles Clippers, sfidë ku Anthony Edwards realizoi 33 pikë për Wolves, duke i bërë të pavlefshme 50 pikët e dyshes Leonard-Powell për ekipin kalifornian. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë Milwuakee Bucks arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Boston Celtics me rezultatin 135-102. Në ndeshjen e dyshes së parë së konferencës së lindjes, sfida nisi shumë më mirë për vendasit, teksa Bucks morën avantazhin e thellë që në periodën e parë me plot 18 pikë diferencë, e cila u thellua edhe më shumë në të dytën. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në shifrat 75-38. Pas kthimit nga pushimi, Celtics u përpoq disi të rihap takimin, por gjeti përballë një treshe të frikshme të Milwuakee. Portis-Antetokoumpo dhe Lillard ishin në një moment të jashtëzakonshëm. I gjith takimi nuk pati shumë histori, me Bucks që për asnjë moment nuk e diskutoi fitoren. Me këtë sukses, Milwuakee ruan pozitat e vendit të dytë, ndërsa Celtics mori humbjen e dytë në 3 ndeshjet e fundit, duke trazuar jo pak ambientin e skuadrës 17-herë kampione.