Sociale

Emoji me qenin tuaj e familjen?, nis peticioni online

“Barkyn”, kompania që kujdeset për ushqimin e kafshëve shtëpiake, ka nisur një peticion ndërkombëtar për të krijuar emoji “Family-Dog” (familje me qen) një figurë që përfaqëson mikun më besnik të njeriut si një anëtar të vërtetë të një familjejeje. Qëllimi është të mblidhen 5000 nënshkrime për të krijuar emoji që më pas do të jenë në dispozicion në tastierën unike të emoji të Unicode, duke u bërë kështu i arritshme në të gjithë botën.

Përdorimi i emojit është një metodë shumë e fortë shprehëse ndërkohë që mes mijëra syresh në ditët e sotme, ende nuk ka asnjë që përfaqëson lumturinë apo kënaqësinë e të pasurit një qen në familje (megjithatë ekzistojnë emoji “tacos” apo kastravec!).

Marka e pranishme në tregun e ushqimit për kafshët “Barkyn” beson se qentë janë pjesë e familjes dhe si të tillë duhet t’i përfshijmë gjithmonë në rrethin e ngushtë familjar. Për këtë arsye, “Barkyn” nisi një peticion në internet në Change.org.

Ndërkaq, sipas statistikave zyrtare, vetëm në Evropë ka 85 milionë familje me të paktën një qen, kështu që sigurisht dëshira për një emoji “Family-Dog” do të jetë mjaft e përhapur.