Politikë

Enkelejd Alibeaj: Nga SHBA mora mbështetje për një opozitë të fortë pro-amerikane

Kreu i komanduar i PD, njëkohësisht kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Aliebaj në një prononcim për mediat pas takimit të tij me Donfried, tha se SHBA kërkon një opozitë të fortë, pro amerikane dhe që sheh nga e ardhmja.

“Pata kënaqësinë që të prisja zyrtaren e DASH. Diskutuam dhe folën për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke përballur. Çështje që lidhen me zgjedhjet, krimin e organizuar, shtetin e së drejtës. Po kështu edhe çështje të rëndësishme si ajo e luftës kundër korrupsionit. Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien që PD ka pasur me SHBA. Me kënaqësi vura re dhe pashë mbështetjen që SHBA kanë me PD. Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH për mbështetjen e një opozitë të fortë dhe të qëndrueshëm, një opozite pro amerikane që sheh nga e ardhmja. Sfidat prekin të gjithë Shqipërinë. Ky është preokupimi i PD.”, tha Aliebeaj.

A u fol për situatën e Brendshme në PD dhe a u përmend emri i Sali Berishës?

“Sfidat janë që prekin të gjithë Shqipërinë. Juve duhet ta dini se flitet për çështje të rëndësishme. Si demokracia shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.” tha Alibeaj.

Ky takim me demokratët vjen 24 orë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese të Partisë Demokratike.

Ashtu sikurse Gabriel Escobar bëri në dhjetor, para mbledhjes së Kuvendit të stadiumit edhe shefja e tij, Karen Donfried pritet të bëjë të qartë qëndrimin e amerikaneve nëse drejtimin e partisë me te madhe të opozitës e merr Sali Berisha.

Ky është takimi i dytë që Yuri Kim zhvillon me Alibeajn në një kohë shumë të shkurtër. Ndërkohë kujtojmë se së fundmi janë shtuar përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadores amerikane. Berisha ka hedhur akuza se Kim po ndikon në procesin e Gjykatës lidhur me drejtimin e PD-së.

Nga ana tjetër pas shpalljes “Non Grata”, SHBA është shprehur se nuk do ta njoh Sali Berishën kurrë si kryetar të PD-së. Ndërkohë vetë Yuri Kim pas një takimi me Enkelejd Alibeja, u shpreh se ai është kryetari i komanduar i PD-së pas tërheqjes së Lulzim Bashës.

Analistët politik, kanë komentuar takimin e zyrtares së lartë të DASH me Alibeajn, duke u shprehur se Karen Donfried pritet të mbajë një qëndrim të prerë për Sali Berishën.