Celebrities Gossip Showbiz

Episodi i nëntë i ‘Ëndërrtjerrësit’ na ‘rikthen’ Marinën dhe Luanën në Top Channel!

Motrat Vjollca prej më shumë se një dekade tanimë janë shumë të pëlqyera dhe kanë krijuar ndjekësit e tyre besnikë. Karriera e dy bukurosheve nisi në Top Channel si velina të ‘Fiks Fare’kur ishin vajza shumë të vogla me ëndrra të mëdha e tani sot dy motrat janë figura shumë të rëndësishme të televizionit.

Teksa ishte Marina e para ajo që u largua nga televizioni ku nisi karrierën e saj e më pas Luana, por gjithsesi dy vajzat vazhduan të tregojnë mirënjohjen e tyre për vendin ku ‘u rritën’. E më në fund Luana dhe Marina do të ‘rikthehen’ sërish për të treguar gjithë karrierën e tyre në Top Channel ndër vite që nga fillimet në emisionin më të ri “Ëndërrtjerrësit”.

Më në fund mund t’i shohim dy motrat bukuroshe së bashku në një intervistë pas kaq shumë kohësh!

Me datë 24 nëntor, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar). Marina u shfaq në ekran deri ditët e fundit të shtatzënisë dhe u rikthye menjëherë pas lindjes duke mos lënë pas pasionin e saj për televizionin.

Nga ana tjetër Luana pas një periudhe shumë të angazhuar me projekte si në televizion ashtu edhe në muzikë, zgjodhi të pauzojë për një kohë duke pushuar në vende ekzotike dhe me udhëtime që na e ka bërë me të vërtetë për zili.