Celebrities Gossip Showbiz

Epo nuk është asgjë serioze sepse ishte një puthje shoqërore/ Alfred Molina shkëmben puthje në buzë me Andrew Rannells!

Mund të themi se kjo ishte një puthje që fansat nuk e dinin kurrë se kishin nevojë. Alfred Molina shkëmbeu një puthje në buzë me aktorin e Broadway-t, Andrew Rannells, në ceremoninë e 24-të të Çmimeve Vjetore të Shoqatës së Dizajnerëve të Kostumeve të mërkurën.

Ndonëse puthja nuk ishte gjë tjetër veçse një gjest miqësor mes miqve të famshëm, dyshja u shfaqën para kamerave teksa u mblodhën përpara se Rannells, të puthte Molina-n në faqe. Në këtë event, të dy ishin me kostume të zeza pothuajse identike, këmisha të bardha të qarta dhe kravata të zeza. Gruaja e Alfred Molina-s, Jennifer Lee, ishte gjithashtu e pranishme në ngjarjen në Santa Monica. Regjisorja e “Frozen” u martua me Molinën në një ceremoni romantike në gusht të vitit të kaluar.

Lee, është Shefja Kreative në Studiot e Animacionit “Walt Disney” ndërkohë Rannells u takua me të dashurin e tij, aktorin Tuc Watkins, kur ata luajtën në shfaqjen e Broadway-it “The Boys in the Band” në 2018.

Në ngjarjen e së mërkurës, të cilën Rannells e priti me Casey Wilson, Molina foli për rolin e kostumografisë Sanja Hays që luajti në rolin e tij si armiku i Spider-Man, Doc Ock. Duke kujtuar kostumin e tij të njohur për PA Media, ai tha:

Ne kishim të gjitha shtresat dhe pallton e madhe prej lëkure mbi të dhe kishim gjithçka poshtë. Rripi i madh metalik dukej sikur do të ishte shumë i rëndë, por Sanja Hays, stilistja, bëri një gjë shumë të zgjuar. Ajo preu pjesën e pasme të pjesës prej lëkure të kostumit, të cilën ju nuk mund ta shihnit, që në thelb do të thoshte se mund të merrja frymë pak.

“Ishte çuditërisht komode,” shtoi Molina, i cili u shfaq për herë të parë si Doc Ock në Spider-Man 2, duke ripërsëritur së fundmi rolin e tij në “Spider-Man: No Way Home”.

Gjëja e bukur e dizajnit ishte se dukej mirë, por ndjehej si veshje, nuk ndihej si një kostum.