Aktualitet Politikë

Erion Veliaj falenderon të 5 kandidatët e tjerë dhe nuk e kursen një ‘kunjë’ për Berishën!

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj ka votuar sot i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, në qendrën e votimit te Parku Olimpik.

Ai ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë e të mos ndikohen nga avaria e sistemit elektronik që ndodhi në nisje të procesit.

Faleminderit të gjithëve për kontributin e për shërbimit jeni në krye të detyrës gjithmonë. Ka pasur avari nuk do të thoja dramatike, më vjen mirë që më në fund ka një vendimmarrje, duhet të prevalojë e drejta për të votuar. I bëj ftesa qytetarëve të votojnë e atyre që janë larguar nga lemza e vogël e mëngjesit të rikthehen. Janë fatet e qytetit në lojë, secili duhet të dëgjojë e vendimmarrja të udhëheqë. I uroj edhe pesë kandidatëve të tjera shëndet të plotë e sukës. Ka qenë një ndër fushatat e qeta të Tiranë, ndaj dhe lusim të gjithë që janë në krye të këtij procesi të vazhdojnë. Është e rëndësishme që Tirana të fitojë jo vetëm kandidatët. Për iranianët të flasë ai kitaristi. I bëj ftesë të gjithë familjeve shqiptarë të votojnë, aparaturat nuk janë kurrë perfekt, tani është zhbllokuar çdo ngërç që kemi pasur.