Celebrities Showbiz

Ermal Fejzullahu sapo zbuloi bashkëpunimin me dy reperët më në zë të estradës

Ermal Fejzullahu ka zbuluar ditën e sotme se do të bashkëpunojë me reperat e grupit “Babastars”, Ghetto Geasy dhe Majk. Të tre njihen për këngët e tyre të famshme që gjithmonë janë kthyer në hite dhe një bashkim i tillë pritet të jetë vërtet i veçantë.

Xhirimet e klipit dhe e gjithë kënga është përfunduar, por ende nuk është thënë data e lançimit duke na lënë dhe pak në suspancë.

Ndërkohë, kujtojmë se ky është bashkëpunimi i tretë mes Ermalit dhe Ghetto Geasy-t, ndërkohë që për Majk do të jetë hera e parë me një bashkëpunim mes dyshes.