Showbiz

Ermal Fejzullahu zbulon sekretin e fëmijërisë

Këngëtari i famshëm Ermal Fejzullahu rrallëherë jep intervista por kur kjo gjë ndodh ai gjithmonë zbulon diçka që e dinim më parë rreth jetës apo karrierës së tij.

Së fundmi në një intervistë argëtuese për “Prive.al” këngëtari nga Kosova ka zbuluar se kur ishte fëmijë, kishte gjetur një mënyrë perfekte për të bërë para.

Kur ishte i vogël, Ermali së bashku me motrën e tij më të madhe, Bulzën, organizonte shfaqje të ndryshme dhe koncerte së bashku me fëmijët e tjerë të lagjes.

Ndryshe nga lojrat e zakonshme me fëmijë kjo e Ermalit kishte një kosto. Me shumë humor këngëtari ka treguar se në mënyrë që shokët e shoqet e tij të shikonin performancat, ata duhet të paguanin një shumë të vogël parash.