Celebrities Gossip Showbiz

Një dasëm të dytë, apo fëmijë tjetër? Përgjigja epike e Ermal Fejzullahut!

Tashmë ka nisur sezoni i ri i “Pushime On Top”, e cila do të jetë guida e ditëve të nxehta të verës. Të gjithë mund të këshillohemi për destinacione të ndryshme, mundësi pushimi dhe argëtimi në Shqipëri, duke gërshetuar kulturën dhe traditën shqiptare. Këtë verë, pushimet nuk do të jenë të njëjtat. Aventurë, sport, plazh dhe zbulojmë si asnjëherë më parë tek “Pushime on Top” me Eni Shehun dhe Lei Krajën.

Lei dhe Eni kanë arritur të marrin disa intervista eksluzive të disa prej të ftuarve në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, e cila u zhvillua në 4 Qershor. Një prej tyre ishte edhe me Ermal Fejzullahun, i cili u pyet nëse ka në plan një dasmë të dytë me partneren e tij apo një tjetër fëmijë.

Ermali: Jo moj i mjerë ai që bën dasmë të dytë 

Po fëmijë tjetër?

Ermali: Jo boll dhe me ta

Lei dhe Eni kanë arritur të marrin disa intervista eksluzive të disa prej të ftuarve në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, e cila u zhvillua në 4 Qershor. Një ndër to ishte me Romeo Veshajn, i cili ishte mjaft i emocionuar për atë ditë të veçantë të mikut të tij dhe  i pyetur se si do të ndjehej në ditën e dasmës së Borës me  Donaldin dhe nëse do të ketë një dasmë të tyre.