Celebrities Gossip Showbiz

Ermal Mamaqi reagon sërish plot humor pas komenteve negative nga njerëzit!

Para dy netësh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë hyrë Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Salsano Rrapi dhe Ed Manushi, Flori Gjini, Agron Llakaj. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një propozimi që iu bë banorëve nga “Vëllai i Madh” për të bërë vizita me miq e të afërm, në këmbim të uljes së parave në çmimin e madh. Për këto takime ata duhet të paguajnë para të cilat i zbriten çmimit të madh prej 115 mijë euro.

Një nga të ftuarit, Ermal Mamaqi, ka përmendur emrin e prezantueses Bora Zemani teksa kanë qenë duke biseduar dhe kjo gjë shkaktoi mjaft reagime. Gjatë mbrëmjes së kaluar, Arbana Osmani komunikoi se Beatrix nuk ka pranuar të jetë në studio dhe as pjesë e darkës së organizuar për ish-banorët.

E mesa duket Beatrix është lënduar me batutat e Salsanos dhe Ermalit dhe reagimin e banorëve të tjerë teksa përmendën Bora.

Kjo gjë shkaktoi mjaft reagime nga ana njerëzve duke mos i kursyer komentet negative kundrejt Ermal Mamaqit. Lidhur me këtë me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka reaguar aktori plot humor, ashtu siç di vetëm ai.

Ej miq! Besoj se nga gjithë kjo zallamahi që është krijuar e kuptuat se sezoni i dytë i serialit H.O.T është shumë i nxehtë tani dhe po fillon. Ftoj gjithë bizneset që duan të marrin pjesë në këtë serial që duket se ka filluar të bëjë zhurmë para se të fillojë, që të më kontaktojnë. Dhe mos harroni në fund të të gjithave fajin e ka Bora, por më shumë Salsano. Ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi dhe Einxhel, një banore që nuk ka marrëdhënie aq të mira me Donaldin pas konflikteve shumë të ashpra të ndodhura së fundi mes tyre. Bukuroshja u shpreh se pasi ky i fundit të dali ata do të pajtohen dhe Trixa-s do ti ngelë pishman që nuk ka ardhur.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ku ishte vendosur që disa prej ish-banorët të ktheheshin në shtëpi dhe të darkonin së bashku, ra në sy një moment kur një prej ish-banorëve Dagzi i tha Einxhel se ka folur me Trixën por ajo ka marrë avionin dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria.

Ndërkohë që edhe Einxhel ka bërë lidhjen me një tjetër detaj gjatë mbrëmjes, kur Trixës i sugjeruan të vinte me Taxi dhe Arbana u shpreh se ajo duhet të merrte Avion dhe jo Taxi.

Nga ana tjetër, Beatrix s’ka bërë asnjë reagim duke mos treguar personalisht as me kë është mërzitur dhe as se ku ndodhet për momentin.