Celebrities Gossip Showbiz

“Është një ëndërr që po bëhet realitet”, Kejsi Tola zbulon surprizën emocionuese me të cilën ka punuar këto kohë…

Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë me një ‘ëndërr’ të sajën të cilën e ka dashur prej kohësh.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kejsi na tregoi fillimisht një trailer të shkurtër mbi projektin në të cilin ka qenë duke punuar.

Kaq e emocionuar!!! Paris Camp do të publikohet këtë të diel!

Dhe pritja mbaroi! Kejsi ka publikuar deri më tani dy pjesë nga projekti i saj të cilin e ka krijuar në Paris. Jo vetëm kaq, por në këtë projekt janë përfshirë edhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë me të cilët bukuroshja ka punuar për të realizuar ëndrrën e saj. Video-t e mëposhtme mund t’i ndiqni edhe në YouTube në kanalin zyrtar të Kejsit.

Kjo është një histori të cilën dua ta ndaj me të gjithë ju! Është një ëndërr që po bëhet realitet, një ëndërr që po filloj ta jetoj. Kjo është një eksperiencë mbushur me njerëz të bukur dhe të talentuar. Ështe një energji, e mbushur me MUZIKË te cilën mezi po pres ta ndaj me ju. Që kur isha e vogël kam ëndërruar se si do të ishte ky moment dhe ja ku jam.

Pjesa më e rëndësishme e këtij kampi ishte skuadra dhe energjia e saj. Dua t’i falenderoj të gjithë. Ishte hera e parë që e takoja secilin personalisht dhe u ndjeva vërtetë si në shtëpi. Çdokush nga ne ishte i ndryshëm por të gjithë kishim të njëjtin qëllim të vendosnim shpirtin dhe zemrën tonë në çdo rresht dhe në çdo këngë që po punonim.

I urojmë Kejsit shumë sukses në karrierën e saj ndërkombëtare tanimë!