Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Është njësoj si t’ia bëjë dikush një vajze atë gjest”/Arbër Sulstarova flet pas situatës së sikletshme që u krijua me Xheisarën!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio ish-konkurrenti i “BBV”, Arbër Sulstarova për të na folur pak më shumë rreth tenisit, profesionit dhe pasionit të tij por na zbuloi gjithashtu se me kë nga banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të donte te kishte një duel. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, në pjesën e dytë te emisionit, Arbëri u pyet nëse i ka mbetur ndonjë merak nga pjesëmarrja e tij në “Big Brother VIP”?

Fakti që situatat aty zgjerohen një gjë që dua të them pa dalë arrogant është se jam krenar që u tregova i qetë kundrejt Tan Bramës. Të gjithë u habitëm me reagimin e tij, u shtangëm. Sado i ftohtë mund të jem me njerëzit bëhem emocional kur me prekin në gjërat e mia por ishte pjesë e lojës së tij. Nuk kam pasur asnjë raport me të që pas daljes.

Sa i përket situatës së sikletshme që u krijua me Xheisarën, ish-banoren e shtëpisë së “BBV”, Arbëri shprehet se:

Ajo gjë kishte ndodhur shumë herë nga ana e saj, e diskutuam, e mbyllëm si muhabet dhe në Prime nisi prap të më drejtohej duke më thënë: “Çfarë po ndodh?”. Është më mirë ta stoposh një gjë që në fillim sesa të zgjatet kot më vonë. Është njësoj si t’ia bëjë dikush një vajze disa herë atë gjest, si do të reagonte ajo? Është tmerrësisht presion aty brenda dhe mendoj se fiton ai që është më i ftohtë dhe më pak emocional, emocionet të bëjnë dëm, Ndonjëherë nuk e gjeja veten se kishte hipokrizira, show dhe u mundova të jem i ftohtë. Kishte reagime dhe jo reagime që nuk bënin sens, aty ofendohej, kërcenohej dikush dhe të gjithë që duhet të reagonin nuk e bënin. Ajo që më ka pëlqyer është se 2-3 banorë e kanë bërë, kanë dalë jashtë lojës së tyre, janë treguar human dhe kjo gjë të bën t’i vlerësosh dhe të bësh debate me ta. Jam i kënaqur sepse imazhi im doli ashtu siç doja, njeri i drejtë.