Showbiz

Eugent Bushpepa, pas Eurovizionit vjen momenti i albumit të parë

Këngëtari që na bëri të gjithëve krenarë në Eurovizion ishte sot në “Wake Up” si një ndër të ftuarit e parë të sezonit të ri të programit të mëngjesit.

Ai rrëfeu për eksperiencën e tij në festivalin europian të muzikës, për këngën “Mall” që të gjithëve na pëlqen kaq shumë si edhe për faktin se në muajtin dhjetor do të ketë gati albumin e tij të parë muzikor, pjesë e të cilit është edhe ky hit kaq i bukur.

Eugenti gjithashtu zbuloi një detaj për të cilin shumë pak njerëz dhe fansa të tij ishin në dijeni. Ai e ka trashëguar zërin e tij nga gjyshja e cila mesa duket dikur ka qenë vajtuese.

“Gjyshja ime nga ana e babait dikur ka punuar si vajtuese. E thirrnin njerëzit për ceremoni mortore dhe im atë gjithmonë më thotë se vokalin e kam marrë prej saj” ,-tha ai gjatë intervistës me Islin dhe Orin.