Sport

F1 zgjerohet më tej në Spanjë, Madridi prezanton pistën e re për vitin 2026!

Formula 1 mund të zhvillohet edhe na kryeqytetin e Spanjës, duke nisur nga viti 2026.

Krahas Barcelonës është Madridi ai i cili ka plotësuar kriteret e kërkuara nga një prej sporteve më spektakolare në botë.

Palët kanë arritur marrëveshjen në mënyrë zyrtare, ndërsa zona e zgjedhur është IFema.

Ka qenë vetë kreu i Formula 1 Stefano Domenicali ai i cili ka zbarkuar në Madrid, ku ka zhvilluar një takim me presidentin e Ifema, Jose Vicente de los Mozos, guvernatores të Madridit, Isabel Diaz Ayuso dhe kryebashkiakut Jose Luis Martinez Almeida, të cilët shpjeguan detajet e eventit.

Kjo risi sa i përket sportit do të ketë një ndikim të drejtpërdrejt në ekonominë madrilene e cila pritet të ketë një rritje të ndjeshme, ku sipas një llogarie të thjeshtë, do të ketë një impakt vjetor prej 400 milionë euro. Kontrata fillestare e firmosur është ajo e 10 viteve e cila shkon në total plot 4 miliardë euro, fitime prej çmimit të madh, i cili do të mbahet në një pistë urbane pjesërisht të mbuluar në zonën Valdebebas.

Kujtojmë se Spanjë ka në dispozicion edhe Barcelonën, kun ë sezonin që lamë pas fitues u shpall Max Verstappen.