Sport

Verstappen i pari në Japoni/ Kampioni i Botës merr “pole position” e katërt në ndalesën e katërt në Suzuka!

Red Bull rikthehet të dominojë sërish dhe e bën këtë në provat zyrtare të Suzukës në Japoni.

Makina e Max Verstappen fluturonte sërish, teksa kampioni në fuqi i botës siguroi “pole position”-in e katërt sezonal në po kaq gara, duke vendosur kohën 1 minutë, 28 sekonda dhe 197 të mijtat.

Kohën e dytë më të shpejtë e vendosi makina tjetër Red Bull, ajo e drejtuar nga Sergio Perez, me 66 të mijtat më ngadalë. I treti më I shpejti I provave ishte Lando Norris me Mercedesin e tij, ndërsa i katërti u rendit Carlos Sainz i Ferrarit, i cili fitoi edhe garën e dy javëve më parë në Australi, ndërsa Ferrari tjetër gjendet i teti.

Më i komplikuar misioni për Leclerc, që do të ketë para vetes pilotë aspak komodë për t’u parakaluar si Alonso e Piastri dhe podiumi duket një mision i pamundur pa nisur ende gara. Çmimi i Madh i Suzukës në Japoni do të zhvillohet të dielën në orën 7:00.