Celebrities Gossip Showbiz

“Fansat e Luizit tentuan të më vrisnin…”, Tea Trifoni shokon me deklaratën e fundit!

Tea Trifoni ka qenë ish-konkurrente në emisionin “Për’puthen” dhe së fundmi ish-banore e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, ku është eleminuar pak javë më parë.

Gjatë një interviste ditën e sotme në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel, Tea është shprehur se “Big Brother” e përndjek edhe jashtë. Ajo tregoi një ngjarje që i kishte ndodhur së fundmi, pasi ishte eleminuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku fansat e Luizin kishin tentuar të aksidentonin atë dhe motrën e saj.

Një nga fansat e Luizit donte të më përplaste me makinë. Isha pasagjere, motra e vogël në timon, dikush po u përpiqte të na aksidenonte. E kuptova që ishte fans i Luizit se po hidhte ujë, po na fliste. “Big Brother” vazhdon edhe jashtë …

Tea është shprehur  se do t’i pëlqente të ishte biseksuale e të kishte lidhje romantike edhe me vajzat. Për të i vjen më natyrshëm me femrat se sa me meshkujt dhe është shprehur se marrëdhënia romantike me femrat do t’i vinte më kollaj.