Showbiz

Fansat, të bindur se Afërdita Dreshaj nuk është shtatzënë. A po gënjen modelja?!

Pak kohë më parë modelja dhe këngëtarja e mirënjohur Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl njoftuan nëpërmjet platformave sociale se do të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja nuk ngurruan të zbulonin edhe gjininë e bebit duke theksuar se janë në qiellin e shtatë. Ata janë në pritje të një djali ndërkohë që Afërdita po e shijon shumë pritjen e ëmbël.

Megjithëse ajo është në muajin e 5-të të shtatzënisë ka një detaj që fansat por i shqetëson shumë. Barku i rrumbullakët i bukuroshes nuk është i dukshëm. Në fotot që ajo ka postuar në Instagram, Afërdita duket në formë të shkëlqyer dhe barku i fryrë nuk duket gjëkundi.

Me siguri është mënyra se si ajo vishet dhe poza që merr para se të shkrepet foto ama disa fansa janë të bindur se ajo nuk është shtatzënë. Për disa persona Afërdita është një gënjeshtare e madhe dhe duhet t’i japë fund mashtrimeve.

“Ti vetëm shtatzënë nuk je. Të gjitha janë gënjeshtra por nuk po gënjen askënd përveç vetes” -ka qenë kjo një mesazh që i është dërguar Afërditës në Instagram. Modelja e ka postuar këtë mesazh për t’i dhënë fund një herë e mirë këtyre teorive konspirative që janë shumë qesharake.

Sigurisht ka shumë vajza në pritje të ëmbël që kanë një bark të vogël që nuk është edhe aq i dukshëm pasi kështu është konstrukti i tyre trupor.