Showbiz

Fatma dhe Alfio bëhen prindër për herë të parë

Ditën e kaluar çifti simpatik i showbiz-it, Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë bërë prindër për herë të parë.

Ka qenë vetë Alfio i cili e ka bërë të ditur këtë lajm me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

Ai ka postuar një foto me Fatmën dhe vogëlushin e porsalindur të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah.

“Sot mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan. Sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria. Sot jeta ime ndryshoi si kurrë më parë, sot erdhi tek ne Noah dhe babi Alfio dhe mami Fatma janë njerëzit më të lumtur në botë dhe e duam shumë shumë” -shkruan ai në diçiturën e fotos së ëmbël.