Showbiz

Fejesë mes Gigi-t dhe Zayn? Mamaja e modeles zbulon të vërtetën

Për herë të parë në një intervistë për “Mail Online”, Yolanda Hadid ka folur për marrëdhënien që ndan me të dashurin e vajzës së saj.

Mamaja e dy modeleve të famshme Gigi dhe Bella është shprehur se Zayn Malik është pjesë e familjes dhe e konsideron atë si djalin e saj.

Ajo ka shprehur fjalët më të mira për këngëtarin britanik dhe se lidhja e tij me Gigin ka qenë një ndikim i madh dhe pozitiv në jetën e vajzës së saj.

Gjatë intervistës ajo shtoi se dyshja e famshme mund të fehohen në të ardhmen pasi çdo gjë po shkon në mënyrë perfekte por këtë gjë duhet ta konfirmojnë vetë ata.

Prej javësh fansat e tyre aludojnë për një fejesë të mundshme mes Zayn dhe Gigi por derisa ata të flasin vetë për këtë gjë, do të mbetemi nën hijen e spekulimeve.