Celebrities Music

“Fëmijët e talentuar zakonisht nuk janë të prirur të dëgjojnë muzikë shqiptare..”/Kamela Islamaj rrëfen gjithçka për TAR!

Sot e ftuar në “Live From Tirana” ka qenë këngëtarja dhe kantautorja e njohur Kamela Islamaj. Ajo ka folur në lidhje me aspektin edukativ të fëmijëve në forma të ndryshme artistike por në një version më muzikor. Si ndiheni tani që keni marrë edhe një status të ri duke qenë edhe mësuese?

Më vjen mirë për këtë sepse unë kam nën patronazh edhe këngëtarë që janë të afirmuar dhe kanë nevojë për dikë që ti drejtojë jo vetem artistikisht por edhe teknikisht.

Sipas teje si e shikon edukimin nëpërmjet formave të ndryshme artistike, jo vetëm për fëmijët por edhe më të rriturit?

Është një nga gjërat më të mira që mund t’i ndodhë një fëmije. Unë mund të të marr rastin konkret timin, kam filluar që të studioj piano kur isha pesë vjeç dhe me thënë të drejtën më ka dhënë një ndihmë shumë të madhe në krijimin e imagjinatës, më ka ndihmuar që të mos ndihem asnjëherë vetëm gjithashtu më ka ndihmuar që të bëhem më sociale por njëkohësisht të mund të jetoj edhe me veten time sepse nuk mërzitem kurrë.

Sa të stërvit si fëmijë për të ardhmen, edukimi nëpërmjet formave të ndryshme në këtë rast për muzikën?

Ka të tjerë që i ndihmon në një moment të dytë që t’i shohin gjërat më artistikisht edhe nëse nuk zgjedhin artin për të qenë pjesë e jetës së tyre. Por në vendimmarrje ka gjithmonë një ndihmë dhe një peshë shumë të madhe të studiuarit të një instrumënti muzikor apo të marrit gjithësesi me art.

Në breza të ndryshëm dhe në forma të ndryshme si ka evoluar rritja e fëmijëve nëpërmjet formave të ndryshme artistike?

Ka një gjë që nuk ka ndryshuar, është ajo që fëmijët e talentuar zakonisht nuk janë shumë të prirur të dëgjojnë muzikë shqiptare. Është pak e çuditshme por ëshë ajo që ndodh përjegjësisht.

Në aspektin e mësimdhënies, çfarë kërkesash kanë fëmijët, si vijnë tek ti dhe ku i drejton?

Përgjithësisht fëmijët e vegjël vijnë me dëshirën për të kënduar dhe prandaj puna më e madhe që unë bëj me ta është që të gjejmë se kush është stili dhe se ku duan që të qëndrojnë dhe kush është mënyra më e mirë për ta gjetur këtë. Le të themi se një pjesë e mirë e seancave të para është gjetja e vetes. Jemi gjatë gjithë kohës në kërkim dhe prandaj është interesante. Ndërsa më të rriturit në fazën e adoleshencës janë shumë kërkues dhe duan të eksperimentojnë gjatë gjithë kohës dhe kërkojnë pafundësisht. Prandaj është shumë interesante puna me ta sepse ndryshon gjithçka.