Celebrities Gossip Showbiz

Fero: “Dikur qeshnin me mua, tani…”

Fero është një nga reperat kosovar, që ka spikatur në tregun muzikor dhe ka pasur një sukses që prej fillimeve të karrierës, për shkak të origjinalitetit dhe teksteve të këngëve të tij, të cilat janë pëlqyer dhe shumë prej tyre janë kthyer në hite. Reperi e nisi karrierën e tij nën menaxhimin e kompanisë “On Records” dhe pas përfundimit të kontratës, ai e vazhdoi rrugën e tij artistike si një artist i pavarur. Dihet si çdo reper tjetër edhe për Feron nuk do të mungonin përplasjet e shumta mes artistëve, ku disa prej tyre janë bërë dhe shumë virale dhe me disa të tjerë ende vazhdojnë ‘thumbimet’ në rrjet.

Para pak minutash reperi ka postuar në Instastory një shprehje:

Dikur qeshnin me ëndrrën time, tani ata ëndërrojnë stilin tim të jetesës

Duket se ky mund të jetë një ‘thumb’ për dikë me të cilin Fero mund të jetë në konflikt, por nuk dihet konkretisht nëse kjo shprehje i dedikohet dikujt apo reperi do që t’ju tregojë kundërshtarëve të tij diçka. Kujtojmë se përveç konflikeve mes artistëve, Fero është përfshirë edhe në sherre me emra të panjohur për publikun, ndaj të cilëve ka ushtruar dhunë fizike dhe për shkak ka përfunduar para gjykatës, në rrezik për burgim.

Nga kënga më e fundit e publikuar nga Fero ‘Gjiro’, ajo që na tërhoqi vëmendjen është klipi me skena shumë të nxehta. Epo, duket se reperi po kthehet fuqishëm në treg!