Celebrities Gossip Showbiz

Fero sapo na paralajmëroi për një verë shumë të nxehtë!

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë. Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar sipas tij projektin e fundit muzikor në gjuhën shqipe “Bella”.

E teksa kishte lajmëruar gjithashtu edhe një album të ri duket se data e publikimit po afron. Pak më parë me anë të një postimi në Instastory, reperi tregoi se ‘kjo verë do të jetë shumë e nxehtë’, pra mesa duket Fero po punon fort për të sjellë projekte të reja që do ta ‘djegin’ stinën e verës.

Vera 2022 më e nxehta ndonjëherë ka për të qenë 

Fero ka vendosur të vijë me një album që quhet “Goat” por për ta bërë këtë do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Fero ka hapur një fondacion në “GoFundMe” ku çdo ndjekës i tij mund të kontribuojë për të plotësuar shumën marramendëse me vlerën 200,000 paund britanik.

Reperi gjithashtu është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë. Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale, lëndim i lehtë trupor pasi ka goditur me duar në shpinë, një person të panjohur për publikun me emrin Abaz Abazi,  i cili më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Për këtë vepër penale, Fero sipas ligjit mund të dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burgim. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me reperin.