Celebrities Gossip Showbiz

Feston sot ditëlindjen, por dhurata më e bukur e Rudinës mbetet një person shumë i veçantë!

Me datë 1 tetor të vitit të kaluar, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020.

E teksa shpesh në rrjete sociale, aktorja nuk ngurron të ndajë me ne momente nga përditshmëria e saj, ditën e sotme Rudina feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonin postimet në Instagram. Bukuroshja shpesh i poston njerëzit e saj të dashur dhe në një ditë kaq të veçantë për të nuk mund të mungonte personi më i rëndësishëm për të, vajza e saj.

Festa ime! Dhurata më e bukur e jetës!

Rudina njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë thotë atë që mendon ‘pa filtra’. Shpesh, aktorja iu përgjigjet ndjekësve të saj në rrjete sociale me anë të ‘Ask-eve’ dhe një pyetje lidhur me partnerin e saj nuk mund të mungonte. Dikush e ka pyetur Rudinën se përse nuk poston më shpesh me Markun apo ka ‘frikën e shtrigave’ dhe bukuroshja ashtu si di vetë nuk ngurroi të përgjigjet.

Rikujtojmë se, para pak kohësh e ftuar në “Pardon My French”, Rudina dha intervistën e saj të parë që nga dita e dasmës së saj.