Celebrities Film & Tv

Fifi dhe Graniti rrëfejnë ndjenjat që kanë, çfarë po lind mes tyre?!

Çdo ditë që kalon bëhet më dinamike situata brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ku zbulohen shumë të pathëna dhe konkurrentët afrohen më shumë me njëri -tjetrin. Por ata që janë komentuar më së shumti janë dy prej banorëve, Fifi dhe Graniti. Dyshimet po zbehen dita-ditës mes dyshes.

Ata janë komentuar kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndonëse kishin refuzuar të pranonin se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri, por kjo deri mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit live. Fifi dhe Graniti kanë folur për herë të parë, më hapur se kurrë për raportin mes tyre. Dyshja ka komentuar momentet e tyre së bashku gjatë qëndrimit në shtëpi teksa ishin në dhomën e rrëfimit dhe po shihnin klipin e përgatitur për ta.

Graniti tha se Fifi ia ka larguar mërzinë dhe i ka qëndruar pranë, madje ai shtoi se po e ndjen lumturinë me të. Nga ana tjetër Firi u shpreh se është ndjerë e pasigurt e pavlerë dhe Graniti i ka qëndruar pranë, gjithashtu ajo shtoi se po ndihet e mbrojtur dhe uron që Graniti të jetë mburoja e tij. I pyetur se çfarë ndjen për këngëtaren, Graniti u përgjigj:

Jemi bërë si familje këtu dhe kur je pak keq të vijnë mendime të këqija dhe Fifi më ka qëndruar pranë, ka pasur raste që edhe më ka ushqyer ndoshta edhe është duke lindur diçka. Kemi pasur batica dhe zbatica, momente të mira, shaka, ka pasur momente kur jemi pikëlluar. Fifi më është gjend pranë, dhe ma ka larguar si me dorë mërzinë.

Nga ana tjetër dhe banorët kanë dhënë më herët mendimin e tyre mbi çiftin më të ri që po krijohet brenda shtëpisë. Nëpërmjet një klipi të transmetuar ku ata ishin pyetur në dhomën e rrëfimit lidhur me këtë situatë, duket se Fifi u surprizua nga përgjigjet e tyre.