Celebrities Gossip Showbiz

Fifi i bën Granitit propozimin e çuditshëm për fejesë, ai thjesht e injoron…

Menjëherë pas spektaklit të së premtes Granit Cana i shprehu Fifit se e sheh thjesht si motër e se mes tyre nuk mund të ndodhë diçka. Këngëtarja, e cila ka një pëlqim të fortë për të nuk e ka përjetuar mirë këtë situatë, madje ka patur kriza paniku që u diskutuan gjatë nga banorët e tjerë dhe publiku jashtë.

Mirëpo, sidoqoftë marrëdhënia mes tyre ende vazhdon të mbetet e paqartë, pasi dyshja sërish shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin edhe pse shpesh hedhin ‘thumba’ mes tyre. Pak më parë, teksa po qëndronin bashkë, Fifi ka bërë një propozim të çuditshëm duke i “kërkuar” Granitit të fejohen bashkë. Teksa mbrëmë u organizua një “dasmë” mes Arditit dhe Beniadës me praninë e Bujar Qamilit dhe orkestrës, këngëtarja pyeti Granitin se përse nuk u fejuan dhe ata. Ky i fundit zgjodhi ta injorojë atë duke kënduar pa i dhënë asaj një përgjigje.

Së fundmi, në lidhje me marrëdhënien mes tyre reagoi dhe motra e Granitit, e cila mori vëmendjen e të gjithëve. Ajo postoi si fillim një video së bashku me të vëllain ku shkruante se e donte dhe e mbështeste atë. Më pas ka bërë një InstaStory që i habiti të gjithë më atë që që kishte shkruar. Por e ka fshirë brenda pak minutash. Ajo kishte thënë se në të vërtetë Graniti kishte një pëlqim për Semin dhe se ai duhet të rrinte i qetë pasi më në fund shpëtoi nga një e çmendur dhe e sëmurë mendore si Fifi.

Fjalë të tilla me të vërtetë na kanë shokuar të gjithëve, pasi disa ditë më parë ajo ishte e ftuar në një emision dhe e ka cilësuar Fifin si kunatën e saj duke thënë se e sheh mjaft serioze lidhjen e saj me të vëllain.