Politikë

Balla në Tel Aviv me kreun e Qendrës për Ndikimin Hebre: Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të intensifikohen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar një takim në Tel Aviv me Presidentin e Qendrës Ndërkombëtare për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact), Robert Singer.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se dy vite më parë organizuam sëbashku Forumin e parë Ballkanik mbi luftën kundër antisemitizmit.

Sipas Ballës kudo në Europë po vërehet me shqetësim një rritje e tendencave ekstremiste si anti-semitizmi, ksenofobia apo islamofobia.

“Ishte pikërisht kjo retorikë që çoi në krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është momenti të kundërshtojmë me forcë çdo shfaqje ekstremiste në rrjetet sociale apo nga politikanë të caktuar në Europë”, shkruan Balla.

Gjithashtu Balla thekson se marrëdhëniet shumë të mira ekzistuese midis Shqipërisë dhe Izraelit, duhet të intensifikohen në një bashkëpunim më të ngushtë në ekonomi, turizëm dhe kulturë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱🤝🇮🇱
Tel Aviv, Izrael📍Gjithmonë një kënaqësi takimi me Robert Singer, Presidentin e Qendrës Ndërkombëtare për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact). Dy vite më parë organizuam sëbashku Forumin e parë Ballkanik mbi luftën kundër antisemitizmit.

Kudo në Europë po vërehet me shqetësim një rritje e tendencave ekstremiste si anti-semitizmi, ksenofobia apo islamofobia. Ishte pikërisht kjo retorikë që çoi në krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është momenti të kundërshtojmë me forcë çdo shfaqje ekstremiste në rrjetet sociale apo nga politikanë të caktuar në Europë.

Populli shqiptar përgjatë shekujve ka dëshmuar virtyte të tolerancës fetare dhe bashkëjetesës ndëretnike. Miratimi i përkufizimit mbi antisemitizmin, të përcaktuar nga Aleanca ndërkombëtare për përkujtimin e Holokaustit (IHRA), nga Kuvendi i Shqipërisë më 22 tetor 2020, përforcoi qëndrimin për të kundërshtuar çdo shfaqje të intolerancës dhe diskriminimit që mund të çojë në akte urrejtje dhe dhune, përfshirë dhe antisemitizmin.

Marrëdhëniet shumë të mira ekzistuese midis Shqipërisë dhe Izraelit, duhet të intensifikohen në një bashkëpunim më të ngushtë në ekonomi, turizëm, kulturë etj.