Celebrities Gossip Showbiz

Finem pritet të na surprizojë së shpejti!

Finem është një nga artistët më të përfolur të gjeneratës së re të reperave. Padyshim që ai numëron mjaft hite, por kënga që e bëri të njohur për publikun është ‘Benzi’. Projekti i tij më i fundit muzikor është bashkëpunimi me reperin Paky. ‘Tirana’ u bë mjaft virale në TikTok ku pjesa e refrenit u përdor në shumë video që përdoruesit e aplikacionit krijonin.

E ky duket se është vetëm fillimi i surprizave nga artisti pasi vetëm pak më parë me anë të një Instastory na ka zbuluar pak nga teksti i këngës që pritet të publikojë së shpejti.

Koka në tokë te asfalti, çunat janë gati. Ku je Finem, ça kati, boje boje ti gati 

Disa muaj më parë kur Finem paralajmëroi këngën ‘Meteor’, ai dha disa detaje më shumë për fansat e tij lidhur me të. Ai u shpreh asokohe se kjo këngë në fakt është realizuar që në 2019-ën dhe është e bazuar në historinë e vërtetë të një mikut të tij i cili fatkeqësisht nuk jeton më.

“Meteor” e ka sjellë artistin shumë ndryshe dhe larg diss-eve me të cilat jemi mësuar ta dëgjojmë. Ky projekt e ka renditur Finem në ‘The Top List’.